Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Australia e ashpër me Netanyahun: Forca nuk tregohet me sa fëmijë je i zoti të vrasësh
Australia ka kritikuar ashpër deklaratën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e akuzoi homologun australian, Anthony Albanese, si një “politikan të dobët që ka tradhtuar” shtetin izraelit. Ministri i Brendshëm australian, Tony Burke, u përgjigj: “Forca nuk matet nga sa njerëz hedh në erë me eksploziv ose sa fëmijë mund t’i lësh të vdesin nga uria.” Rripi i Gazës po kërcënohet nga uria, sipas paralajmërimeve të OKB-së, pasi pas më shumë se 22 muajsh luftë, territori mbetet totalisht i varur nga ndihmat humanitare. Raportet midis Australisë dhe Izraelit u ashpërsuan pas vendimit të Canberrës për të njohur Shtetin Palestinez në OKB në shtator. Javën e kaluar, Australia revokoi edhe vizën e deputetit të krahut të djathtë të Netanyahut, Simcha Rothman, duke argumentuar se “ai nxit përçarje”....