Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Realizohet me sukses ndërhyrja delikate në spitalin e Vlorës, 59-vjeçari me diabet rifiton ndjeshëm shikimin
Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses në spitalin e Vlorës. Një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin për shkak të komplikacioneve nga diabeti, ka rifituar ndjeshëm shikimin falë ndërhyrjes së suksesshme. Rasti u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila e vlerëson spitalin rajonal të qytetit bregdetar si një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës.Teksa shpreh mirënjohje për ekipin mjekësor, ministrja thotë se një rezultat i tillë vjen edhe falë investimeve të reja. “Spitali Rajonal i Vlorës, një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës. Së fundmi, u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit. Pas trajtimit, ai rifitoi ndjeshëm pamjen dhe shpresën për...