Kjo është poezia që Lasgush Poradeci e shkroi kur vuante nga sëmundja e rëndë

Kjo është poezia që Lasgush Poradeci e shkroi kur vuante nga sëmundja e rëndë

Nga Kristaq Jorgo Para disa ditësh znj. Marie Lasgush Poradeci publikoi autografin e një poezie të Lasgush Poradecit shkruar në frëngjisht në moshën 17-vjeçare.  Atë mot – është fjala për vitin e largët 1916 poeti ndodhej në Athinë, ku ndiqte mësimet në Liceun Francez. I mbërthyer për javë e muaj nga një formë e rëndë e tuberkulozit pulmonar, shtrohet disa herë në sanatorium e përjeton gjendje ekstreme mes jetës e vdekjes. Në këtë kohë ka lindur poezia në fjalë, të cilën po marrim guximin ta cilësojmë kryepoezi të tij. Jo për faktin se mund të jetë krijimi i parë i mjeshtrit. Ka dëshmi se edhe më të hershme janë fillimet poetike lasgushiane. As për faktin se përfaqëson një krijim të ndonjë vlere fort të posaçme,...