Arben Duka: Lamtumirë e dashur…

Arben Duka: Lamtumirë e dashur…

Poezi nga Arben Duka S’kam dashur kurrë që të lëndohesh,se të kam dashur sa s’ka më,po ti në mjegull më largohesh,ndaj unë me dhimbje po të lë! S’besoj se do lëndohesh sot,ti ende s’di ç’është dashuria,ndaj s’munde ta kuptoje dot,prushin e ndjenjave të mia! Veç bukurisë së pakursyer,natyra gjë s’të ka dhuruar,një bukuri e parrëfyer,u vyshke që pa lulëzuar! Dhe pse e kam kaq të vështirë,po të përzë nga zemra ime,si yll nga larg-ndriçomë më mirë,dhe më dil veç në ëndërrime!. Pas meje do të vijnë të tjerë,dhe do të puthin puthjen time,dhe ti s’do ndihesh më e mjerë,do shkrihesh nëpër përqafime! Prapë do të thuash: “Sa të dua,o sa të dua s’e them dot!.”,edhe njëlloj si dhe me mua,fare më kot do derdhësh lot!....