Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Të paktën 76 të vdekur në një aksident trafiku në Afganistan
Të paktën 76 persona kanë vdekur pasi një autobus që po bartte migrantë afganë, të kthyer nga Irani, u përplas me makina të tjera në perëndim të Afganistanit, tha një zyrtar provincial. “Shtatëdhjetë e gjashtë qytetarë të shtetit… humbën jetën e tyre në këtë incident dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë”, tha përmes një deklarate Mohammad Yousuf Saeedi, zëdhënës i Qeverisë provinciale të Heratit. Policia në qarkun Guzara, që gjendet në periferi të qytetit Herat ku ndodhi aksidenti mbrëmjen e së martës, tha se autobusi u përplas me një motoçikletë dhe një kamion që po bartte karburante. Si pasojë e aksidentit u shkaktua zjarr. Autobusi po bartte afganë që së fundi ishin kthyer nga Irani në kryeqytetin afgan, Kabul. Të paktën 1.5 milion persona...