Masakër në Gaza! Të paktën 28 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite, Al Jazeera: Mes tyre edhe civilë në kampin e refugjatëve

Masakër në Gaza! Të paktën 28 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite, Al Jazeera: Mes tyre edhe civilë në kampin e refugjatëve

Të paktën 28 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet ajrore dhe tokësore të agimit nga forcat izraelite në Rripin e Gazës, raportoi transmetuesi pan-arab Al Jazeera me seli në Katar. Sipas burimeve lokale, të paktën shtatë persona gjetën vdekjen ndërsa po përpiqeshin të kërkonin ndihmë në veri të kampit të refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të Gazës. Sulmet kanë shkaktuar shkatërrim të madh në zonën e goditur, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet mes rrënojave. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë Muhammad Naif Abu Shamala, komandant i forcave speciale Hamas Nukhba, gjatë një operacioni në Khan Younis. Abu Shamala ishte një nga drejtuesit e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj postit ushtarak Mars pranë qytetit kufitar Kissufim. Ndërkohë,...