Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
U aksidentua një ditë më parë në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari
Aksidenti i regjistruar mesditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos ka rezultuar fatal për shoferin e motomjetit. 30-vjeçari i cili mbeti i plagosur dje nga aksidenti mësohet se ka ndërruar jetën ditën e sotme. Aksidenti ndodhi dje rreth orës 13:30 ku një mjet përplasi motorin i cili drejtohej nga 30-vjeçari, Gazment Gropa. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe shoferi dhe pasagjerja e mjetit. Ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.