Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pensionet e reja, sa kohë merr miratimi i dosjes dhe çfarë ndryshon me ligjin e ri, zbardhen detajet nga ndryshimet…
Procesi i miratimit të pensioneve të reja është një ndër çështjet më të ndjeshme për mijëra qytetarë që arrijnë moshën e pensionit. Sipas të dhënave zyrtare, afati maksimal ligjor për shqyrtimin e një dosjeje është 45 ditë, por në praktikë koha mesatare është më e shkurtër, duke u llogaritur në vetëm 22.8 ditë. Në rang rajonal, Shkodra kryeson me shpejtësinë e përpunimit të dosjeve me vetëm 9.9 ditë, ndërsa Tirana mbetet më problematikja me 30.4 ditë për shkak të fluksit të lartë të kërkesave. Në vitin 2024 janë lidhur 29,232 pensione të reja pleqërie, ku përqindja dërrmuese prej 99.7% është përfunduar përpara afatit ligjor. Një tjetër lehtësim madhor ka ardhur nga ndryshimet ligjore të miratuara nga qeveria, të cilat hyjnë në fuqi që prej marsit...