Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve

Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë  më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65  po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit. Në vitin 2024, shkalla e punësimit për personat mbi 65 vjeç arriti në 25.0%, nga vetëm 17.6% në vitin 2023. Kjo përfaqëson një rritje të konsiderueshme prej 7.4 pikë përqindjeje vetëm në një vit. Një pjesë e kësaj rritjeje shpjegohet me jetëgjatësinë, por edhe me nevojën ekonomike për të qëndruar më gjatë në tregun e punës për shkak të pensioneve të ulëta dhe mungesës së kursimeve të mjaftueshme për pleqërinë. Rritja e shkalles së punësimit...