Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Plagoset me thikë 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori 33-vjeçar
Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Laç. Në pranga është vënë autori 33-vjeçar Eraldo Dibra alias Eraldo Basha. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 për motive të dobëta. 50-vjeçari u godit në krah dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Laçit, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: -E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në...