Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
10 vende evropiane ‘të gatshme’ të dërgojnë trupa në Ukrainë pas marrëveshjes së paqes
Rreth dhjetë vende evropiane janë shprehur të gatshme të dërgojnë forca në Ukrainë si pjesë e një force sigurie shumëkombëshe që synon të garantojë sigurinë e vendit pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Sipas Bloomberg, faza e parë e planit do të përfshijë vendosjen e trupave, përfshirë qindra ushtarë britanikë dhe francezë , larg vijës së frontit, me qëllim ofrimin e trajnimit dhe përforcimeve për ushtrinë ukrainase. Detajet e misionit janë ende në diskutim, ndërsa zyrtarët evropianë presin miratimin përfundimtar të presidentit Donald Trump. Një fazë e mëvonshme e planit kërkon një mbështetje nga SHBA-ja për të kontribuar në ndarjen e inteligjencës, mbikëqyrjen e kufijve, furnizimin me armë dhe ndoshta mbrojtjen ajrore. Trump, në një deklaratë për Fox News, e përjashtoi mundësinë e dërgimit të...