Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Skenar befasues në Serbi, Milorad Dodik pason Vuçiçin si President?
Opozita në Serbia ka dyshime se në një skenar të paimagjinueshëm, Milorad Dodik mund të pasojë Aleksandër Vuçiç, duke hyrë në garën për President të Serbisë. Zëvendëskryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), Borko Stefanoviç, deklaroi të martën në mëngjes se po shqyrtohet seriozisht mundësia që Milorad Dodik, i cili pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Apelit të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës nuk është më president i Republikës Srpska, të jetë kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet e ardhshme. Në një intervistë për televizionin Nova S, Stefanović tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, mandati i dytë presidencial i të cilit po skadon dhe i cili, sipas Kushtetutës, nuk mund të kandidojë më, planifikon të kthehet në pozicionin e kryeministrit. “Vuçiç dëshiron...