Vrasje me thikë në mes të lokalit në Divjakë, 32-vjeçari viktimë për një kanal vaditës

Vrasje me thikë në mes të lokalit në Divjakë, 32-vjeçari viktimë për një kanal vaditës

Një 32-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e së martës në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës. Besmir Kumria ishte nën shoqërinë e miqve të tij, kur 25-vjeçari Xhesion Toromani ka hyrë në lokal dhe e ka qëlluar me thikë. Autori u kap pas disa orësh ndjekjeje nga policia, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Policia thotë se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë një konflikt i vazhdueshëm mes familjeve të tyre për një kanal vaditës në fshat. “Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar. Pas vrasjes,...