Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
FOTO/ Kush është 32-vjeçari që u godit për vdekje me thikë në Divjakë, punonte gjatë sezonit veror në Himarë
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës. 32-vjeçari Besmir Kumria u godit me thikë për vdekje nga Xhesion Toromeni. Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima i cili shoqërohej nga miqtë e tij. Viktima punonte gjatë sezonit veror në Himarë, ndërsa dje ndodhej në fshat. Policia ka shoqëruar të gjithë të pranishmit në lokal në lidhje me vrasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kryekuq të Divjakës. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat....