Shqiptari vritet nga Policia në Itali! Pas goditjes së tretë me armë elektrike ra përtokë

Shqiptari vritet nga Policia në Itali! Pas goditjes së tretë me armë elektrike ra përtokë

Elton Bani ITALI-Një ngjarje e rëndë dhe e pazkontë është raportuar në shtetin fqinj, ku Elton Bani, 41 vjeç ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në afërsi të Genovas, pasi u qëllua me elektroshok gjatë një operacioni të karabinierëve. Bani kishte jetuar prej kohësh në Liguria, duke punuar si murator së bashku me vëllain e tij. Si ndodhi ngjarja Pasditen e 17 gushtit, ai filloi të hidhte karrige dhe objekte përpara shtëpisë së tij. Disa fqinjë telefonuan 112. Oficerët e Croce d’Oro (Kryqi i Artë) u përpoqën ta qetësonin 41-vjeçarin, por nuk ia dolën. Sipas mediave vendase, në shkallët e banesës 41-vjeçari u kundërpërgjigj me shqelma dhe grushte. Edhe pasi e prangosën, ai vazhdoi të godiste me shqelma dhe të kundërshtonte efektivët. Në atë moment, njëri nga oficerët nxori...