“Sali Enver, jemi gati kurdoherë”, Petro Koçi thumbon Berishë: PD është kthyer në monizëm berishian

“Sali Enver, jemi gati kurdoherë”, Petro Koçi thumbon Berishë: PD është kthyer në monizëm berishian

Deputeti socialist, Petro Koçi ka ironizuar gjendjen e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të fundit, duke e cilësuar Sali Berishën si “fituesin e vetëm” nga një humbje katastrofike. Sipas Koçit, ish-kryeministri ka arritur të konsolidojë një grup parlamentar privat, të mbushur me besnikë, karrieristë e anonimë, jo për të fituar zgjedhjet, por për të monizuar opozitën dhe për ta kthyer PD-në në pronë personale. Me një gjuhë therëse, ai kujton rikthimin e dhunshëm të Berishës në krye të partisë dhe ironizon festën që sipas tij zhvillohet sot në PD: një parti që humbi thellë, por ku “lideri i përjetshëm” shpallet fitues. “PD i humbi thellë zgjedhjet, por Berisha doli i fituar nga zgjedhjet. Ai konsolidoi një grup parlamentar privat. I mbushi listat e mbyllura me besnikë...