Vrasje me thikë në Divjakë, kush janë autori dhe viktima – Dyshimet

Vrasje me thikë në Divjakë, kush janë autori dhe viktima – Dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria është vrarë me thikë në orët e para të mëngjesit. Pas disa orësh kërkimesh, Policia e Fierit ka arritur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorin e dyshuar, 25-vjeçarin Xhesion Toromani. Ngjarja ndodhi në një lokal, ku viktima ndodhej në shoqëri me miqtë e tij. Sipas dëshmitarëve, autori mbërriti me makinë, u fut në lokal dhe shkoi drejt e në tavolinën ku po qëndronte Kumria. Pa thënë asnjë fjalë, e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të pajetë në vend. Menjëherë pas krimit, autori u largua me shpejtësi. Dëshmitarët deklaruan se nuk e njihnin autorin dhe se ai nuk ishte banor i zonës. Policia konfirmoi se në...