Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Burgu në Teksas liron gabimisht të dënuarin, autoritetet në kërkim të tij
Policia në Teksas ka nisur kërkimin për Troy Dugasin, i cili gabimisht u lirua nga burgu edhe pse duhej të vuante një dënim pesëvjeçar. Zyra e sherifit të qarkut Harris konfirmoi se Dugas u lirua pasdite dhe publikoi një fotografi të tij. Sipas zyrës së sherifit, Dugas duhej të fillonte vuajtjen e dënimit pesëvjeçar për sulm ndaj një anëtari të familjes, plus një dënim shtesë dyvjeçar për shmangie nga arrestimi. Të dyja incidentet për të cilat u dënua kanë ndodhur në qarqe afër Houstonit. Autoritetet shpjeguan se Dugas ishte në burgun e qarkut Harris që nga 14 gushti për akuza të tjera lokale, të cilat më pas u hedhën poshtë, duke çuar në lirimin e tij. “Do të kryhet një hetim i thellë për të...