Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksidenti tragjik në Greqi, dëshmitari: Zjarri filloi nga gomat dhe u përhap në mjet! Viktimat kërkuan që t’i shpëtonim por flakët ishte të mëdha
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën tre shqiptarë në autostradën Egnatia në Greqi. Një dëshmitar përshkroi momentet dramatike që ndodhën të hënën kur një kamion u përplas me dy makina, duke bërë që ato të merrnin flakë. Ai u shpreh se teksa makinat ishin në flakët dëgjonin tre personat duke iu lutur t'i nxirrnin jashtë. "Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë. Ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni," tha dëshmitari ndërsa shtoi se ata i panë të digjeshin për së gjalli pasi ishin bllokuar brenda mjetit dhe nuk bën dot asgjë për ta. LEXO EDHE: Dalin detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë, dy të tjerë në spital Dëshmitari tha se ishin gomat që filluan të shpërthenin në...