Odise Plaku: Pa një konkurs dramaturgjie të rregullt dhe të organizuar, shumë autorë ndihen të izoluar

Odise Plaku: Pa një konkurs dramaturgjie të rregullt dhe të organizuar, shumë autorë ndihen të izoluar

Në skenat tona vihen vepra të ndryshme, por me rëndësi është dhe zhvillimi i dramaturgjisë kombëtare. Dramaturgu Odise Plaku thotë se për të ndërtuar një skenë teatrore më të pasur dhe më të shumëllojshme duhet që të inkurajohen dramaturgët. Në intervistën për gazetën “SOT” dramaturgu vjen me një rrëfim për aktivitetin artistik, por dhe çfarëndodh sot me prurjet teatrore në skenat tona. Ai shprehet se sot në teatrin tonë ka një rikthim të vëmendjes ndaj krijimtarisë dhe autorëve shqiptarë, por promovimi i dramaturgjisë shqipe duhet të jetë më sistematik dhe më i strukturuar. Sipas tij edhe konkurset për dramaturgjinë kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin e kësaj fushe, sepse ofrojnë një platformë konkrete dhe të strukturuar për autorët që të shprehin krijimtarinë e tyre...