Moti sot me kthjellime, temperaturat sërish në rritje

Moti sot me kthjellime, temperaturat sërish në rritje

Ditën e sotme (20 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta, përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit. Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.