Grabitja e shekullit në Dubai! Vjedhja prej 25 milionë $, me maska dhe makina luksoze, përfundon me arrestime të shpejta

Grabitja e shekullit në Dubai! Vjedhja prej 25 milionë $, me maska dhe makina luksoze, përfundon me arrestime të shpejta

Një grabitje spektakolare diamanti, që dukej si skenë filmi, ka dështuar falë veprimit të shpejtë të Policisë së Dubait. Një diamant rozë, me vlerë 25 milionë dollarë, u vodh nga një bandë e sofistikuar, por u rikuperua vetëm pak orë më vonë. Sipas policisë së Dubait, grabitësit punuan për më shumë se një vit për të organizuar këtë vjedhje. Pasi gjurmuan mbërritjen e gurit të çmuar nga Evropa, ata hartuan një plan të hollësishëm: Hajdutët u maskuan si tregtarë të pasur, duke marrë me qira makina luksoze dhe duke mbajtur takime në hotele luksoze. Ata madje punësuan një ekspert diamanti për të vërtetuar autenticitetin e gurit 21.25-karatësh, i cili njihet për “qartësinë dhe shkëlqimin e tij të jashtëzakonshëm”. Banda e joshi tregtarin e diamantëve në një...