Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘President i paqes!’ Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Dy kongresmenë republikanë amerikanë, Andy Ogles dhe Marlin Stutzman, propozojnë presidentin e SHBA-së Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes 2025. Në letrën e tyre drejtuar sot Komitetit të Nobelit, ata e cilësojnë Trump si një udhëheqës që ka ulur konfliktet globale, ka ndërmjetësuar marrëveshje paqeje dhe ka hapur rrugë dialogu mes palëve në konflikt. Nomimi thekson takimin e Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska dhe takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, ku ai premtoi mbështetje për sigurinë e Ukrainës dhe ndërmjetësim për një takim të ardhshëm mes Putinit dhe Zelenskyt. “Me respekt paraqesim këtë nominim të Presidentit Donald J. Trump për Çmimin Nobel të Paqes, në vlerësim të kontributit të tij konkret për vëllazërinë ndërkombëtare,...