Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Futbollisti shqiptar tund rrjetën në Angli, goli i tij nuk e shpëton dot ekipin nga humbja
Armando Dobra ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Futbollisti shqiptar ka shënuar gol në përballjen kundër Gillingham-it, e vlefshme për javën e 4-t të League Two. Lojtari 24-vjeçar shënoi nga një penallti në lëvizje në minutën e 53-të, por pa mundur të shmangte humbjen. Chesterfield-i në fund u mposht me shifrat e thella 4-1, e para humbje në këtë sezon të ri. Dobra është një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e tij, të cilën po e ndihmon me golat e shënuar në fushën e lojës./Sport Ekspres/