Ish-shefi i NATO-s shprehet skeptik: Takimi Zelensky-Putin ndoshta nuk do të ndodhë

Ish-shefi i NATO-s shprehet skeptik: Takimi Zelensky-Putin ndoshta nuk do të ndodhë

Një takim midis Putin-it dhe Zelensky-it ndoshta nuk do të zhvillohet, pavarësisht sugjerimit të Donald Trump, thotë një ish-kreu i NATO-s. Anders Fogh Rasmussen, i cili drejtoi aleancën nga 2009 në 2014, thotë se Putin po “luan për kohë” dhe nuk ka asnjë qëllim real për të ndaluar luftën. “Presidenti Putin nuk është i interesuar për paqe. Prandaj ai e bindi Presidentin Trump që të mos lejonte një armëpushim si pikën e parë në procesin e paqes, por të shkonte direkt te negociatat për paqe”, thotë ai Rasmussen shton se është “i zhgënjyer” nga ajo që e përshkruan si lëvizjen e ngadaltë të Koalicionit të Gatshëm për garanci sigurie për Ukrainën. “Europa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta”, thotë ai, “dhe...