Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump: Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë
Donald Trump ka vendosur një qëllim edhe më të madh se Çmimi Nobel për Paqen, pasi ai nuk kërkon shpërblim tjetër veç Parajsës. Në një intervistë për Fox, ai deklaroi se përfundimi i luftës midis dy vendeve do ta ndihmonte të hynte në parajsë. Madje bëri edhe shaka, duke thënë se kishte dëgjuar se ishte “në vendin e fundit në hierarki”. “Dua t’i jap fund. E dini, nuk po humbasim jetë amerikane. Po humbasim rusë dhe ukrainas, kryesisht ushtarë. Disa njerëz vdesin, pasi raketat godasin vendet e gabuara ose godasin qytete,” tha Trump për “Fox & Friends”. Ai shtoi: “Nëse mund të shpëtoj 7,000 njerëz në javë nga vrasja, mendoj se kjo është e mjaftueshme – dua të përpiqem të shkoj në parajsë, nëse është...