Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Lojtari shqiptar do të largohet nga Napoli, interesohen dy klube italiane
Luis Hasa me shumë ngjasa do të largohet nga Napoli. Lojtari shqiptar festoi titullin kampion me të kaltrit sezonin e shkuar, por pa zbritur për asnjë minutë në fushën e lojës. Mungesa e hapësirave në ekip e detyron të hedhë sytë nga tregu i transferimeve, ku nuk mungojnë alternativat për të. Sipas mediave italiane Sampdoria ka shfaqur interesim për Hasën. Klubi italian, i cili luan në Serinë B, është interesuar për transferimin e mesfushorit shqiptar në formën e huazimit. Ndërkohë një tjetër alternativë për Hasën është Bari, i cili po ashtu luan në Serinë B të Italisë./Sport Ekspres/