Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmi i Ramës, ironia e gazetarit: Kryetari i Këshillit Shkencor ka nevojë për njohuri elementare, jo juridike
Gazetari Gjergj Erebara ka komentuar sulmin e sotëm të Edi Ramës ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që rrëzoi një urdhër qeveritar për vënien nën sekuestro të një pallati. Erebara shkruan në faqen e tij në Facebook, se Kryetari i Këshillit Shkencor (i referohet Ramës) me reagimin e tij na tregon, se ka nevojë për njohuri elementare, e jo njohuri prej juristi. ‘Nuk e kuptoj sistemin logjik të kryeministrit. Kadastrës i është dëmtuar ndërtesa nga tërmeti (besoj e ka fjalën për atë të vitit 2019). Zyrat e kadastrës nuk qenkan riparuar pas tërmetit për gjashtë vjet me radhë, (më lejoni t'ju kujtoj se jemi në vitin 2025). Taksapaguesit (shqiptarë dhe evropianë) kanë shpenzuar mbi një miliardë euro për të rindërtuar objektet e dëmtuara nga tërmeti e...