Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili, në Leonforte dy makina përfunduan në lumin Crisa dhe dy persona u shpëtuan nga zjarrfikësit, ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur. Në Sardenjë, shiu dhe breshëri kanë shkatërruar hektarë të tërë me tokë bujqësore dhe kanë përmbytur disa qytete. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm portokalli për Ligurinë dhe Lombardinë  duke filluar nga ora 21:00 e së martës. Në Milano dhe Bergamo, kopshtet dhe parqet publike do të mbyllen më 20 gusht. Në Italinë Veriore dhe Qendrore, reshje të forta me stuhi priten në rajonet Valle d'Aosta, Piemonte, Liguria, Lombardi, Emilia-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Veneto dhe Toskana. Për...