Vazhdojnë protestat në Serbi, ODIHR apel autoriteteve: Shmangni forcën,duhet llogaridhënie! Vuçiç kërcënon

Vazhdojnë protestat në Serbi, ODIHR apel autoriteteve: Shmangni forcën,duhet llogaridhënie! Vuçiç kërcënon

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) u bëri sot thirrje autoriteteve serbe që të garantojnë të drejtën për tubime paqësore dhe të mos përdorin forcë të pajustifikuar apo të tepruar ndaj qytetarëve. “Serbia ka detyrimin të lehtësojë tubimet paqësore pa përdorim të pajustifikuar ose të tepruar të forcës policore dhe të parandalojë dhunën – në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”, shkroi ODIHR në një reagim në rrjetin social X. Në deklaratë theksohet gjithashtu se rruga për të ulur tensionet aktuale kalon përmes “promovimit të dialogut dhe llogaridhënies”. ODIHR ka qenë një nga institucionet që ka monitoruar prej vitesh proceset zgjedhore dhe respektimin e lirive demokratike në Serbi, duke i bërë thirrje autoriteteve të respektojnë...