Vala e të nxehtit shkakton mbi 1,100 humbje jete në Spanjë

Vala e të nxehtit shkakton mbi 1,100 humbje jete në Spanjë

Bota E Martë, 19 Gusht 2025 20:52 Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani, me 1,149 viktima të lidhura me temperaturat që në jug arritën deri në 45 gradë celsius. Që nga fillimi i verës janë regjistruar gjithsej 2,635 vdekje të lidhura me të nxehtin, një rritje 40% krahasuar me verën e kaluar. Më të prekurit janë të moshuarit, veçanërisht ata mbi 75 vjeç me sëmundje kronike. Përveç vdekjeve të lidhura me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga goditja direkte e të nxehtit, duke e ka tejkaluar numrin e vdekjeve të drejtpërdrejta gjatë verës të regjistruara gjatë dy viteve të fundit.