Rama kritikoi gjyqtarin Balliu, përfshihet Bardhi: Ata zbatojnë rregullat që miraton Qeveria

Rama kritikoi gjyqtarin Balliu, përfshihet Bardhi: Ata zbatojnë rregullat që miraton Qeveria

Gjyqtari Hazbi Balliu është kritikuar sot sërish nga kryeministri Edi Rama. Për të Balliu vendosi në favor të një ndërtuesi të paligjshëm në kryeqytet, duke bllokuar me vendimin e tij konfiskimin e një pallati që po ndërtohej pa leje, të cilin qeveria pas konfiskimit do ta shndërronte në zyrat e reja të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në këtë situatë është përfshirë edhe kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi i cili thotë se ka qenë Qeveria që përmes një vendimi të vitit 2022 ka marrë në mbrojte ndërtuesit e paligjshëm. Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët zbatojnë vetëm ligjin dhe vendimet e qeverisë. ”Edi Rama paska pyetur sot “Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo...