Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë jep detajet: Trump po ‘pret’ takimin dypalësh mes Putinit dhe Zelenskyt
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti amerikan “pret” që të ndodhë një takim dypalësh mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, pas diskutimeve me të dy liderët dhe udhëheqësit evropianë. E pyetur nga gazetarët në lidhje me idenë për një takim dypalësh në vend të një formati trepalësh që do të përfshinte edhe Trumpin, Leavitt tha se ky vendim u mor gjatë bisedimeve të së hënës me aktorët kryesorë, përfshirë Putin, Zelenskyn dhe liderët e BE-së, raporton BBC. “Të gjithë ranë dakord se do të ishte mirë që këta dy udhëheqës të uleshin së bashku. Presidenti Trump pret që kjo të ndodhë,” u shpreh Leavitt. Kremlini nuk konfirmon dakordësinë për takim me Zelenskyn Megjithatë, Kremlini ka...