Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore e SHBA-së në Ukrainë, ‘një opsion’ dhe një mundësi

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore e SHBA-së në Ukrainë, ‘një opsion’ dhe një mundësi

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karonile Leavitt, në një konferencë për mediat është pyetur lidhur me situatën në Ukrainë, bisedimet ne Rusinë si edhe mbështetjen që mund t’i ofrohet Ukrainës. Në deklaratën e saj zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë theksoi se presidenti amerikan Donald Trump ka folur me të dy udhëheqësit, presidentin rus dhe atë ukrainas dhe se të dy kanë shprehur gatishmëri për t’u ulur në bisedime. E pyetur në lidhje me një prani të mundshme ajrore të SHBA në Ukrainë ose mbrojtjen e vendit si garanci sigurie, ajo u shpreh: “Është një opsion dhe një mundësi”, shkruajnë mediat e huaja. Megjithatë nënvizon se presidenti Trump ka përjashtuar mundësinë e ushtarëve amerikanë në tokë.