Bebe Rexha paralajmëron bashkëpunimin e ri me Netsky

Bebe Rexha paralajmëron bashkëpunimin e ri me Netsky

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka njoftuar projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me producentin e njohur belg Netsky. Kënga titullohet “Light That Leads Me” dhe është prezantuar gjatë verës në disa festivale ndërkombëtare, por do të publikohet zyrtarisht këtë të premte. “Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti të mrekullueshëm drum and bass me të jashtëzakonshmin @netskyofficial. Shpresoj ta pëlqeni po aq sa e dua unë”, ka shkruar Bebe në InstaStory. Ky bashkëpunim sjell një kombinim mes stilit energjik të Netsky dhe vokalit karakteristik të Rexhës, duke u cilësuar tashmë si një projekt me potencial për hit ndërkombëtar./KultPlus.com