Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dodikut po i merret pasaporta diplomatike, ai ka 15 ditë kohë për ta kthyer atë
Milorad Dodik, mandati i të cilit si President i Republika Srpska ka përfunduar zyrtarisht sipas vendimit përfundimtar të Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës, do të humbasë edhe pasaportën diplomatike. Portali “Kliks” i Sarajevës publikoi një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme të BiH dërguar Zyrës së Presidentit të RS, ku theksohet se Dodik ka pesëmbëdhjetë ditë kohë për të kthyer pasaportën e tij diplomatike. “Duke pasur parasysh se vendimi i KQZ-së së BiH-së i 6 gushtit përcaktoi përfundimin e mandatit të Milorad Dodik-ut, me anë të kësaj i bëjmë thirrje të emëruarit të kthejë pasaportën e tij diplomatike”, thuhet në letrën e MPJ-së. Nëse Dodik nuk e dorëzon dokumentin brenda afatit të caktuar, Ministria e Jashtme ka paralajmëruar se do të njoftojë...