Hetime mbi grupin shqiptar në Belgjikë, trafikonin kokainë me nëndetëse

Hetime mbi grupin shqiptar në Belgjikë, trafikonin kokainë me nëndetëse

Autoritetet belge të drejtësisë në bashkëpunim me SPAK janë duke hetuar një grup kriminal të përbërë shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Europë. Por ndryshe nga grupe të tjera kriminale të ngjashme, transportimi i kokainës nuk bëhej në kontejnerët e bananeve, por vende të posaçme në anije tregtare. Droga më pas hidhej në det të hapur dhe më pas përmes koordinatave të caktuara mblidhej nga peshkarexha të vogla. Në një nga rastet, hetuesit dyshojnë se grupi kriminal ka përdorur edhe një nëndetëse. Burime pranë grupit të hetimit, konfirmuan se kokaina importohej kryesisht nga Ekuadori dhe Brazili dhe se grupi kishte mundësi edhe të përpunimit të saj në një laborator në Belgjikë. Grupi kriminal...