Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hansi Flick po mendon të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona, në lidhje me numrin 9
19 Gusht 2025 19:58 Telesport Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të këtij sezoni në transfertë ndaj Mallorca-s, por në fakt mungesa e tij nuk u ndie aspak. “AS” raporton se polaku është i vetëdijshëm që këtë sezon do kalojë shumë kohë në stol, në krahasim me vitet e tjera. Në anën tjetër, Hansi Flick ka vendosur t’i besojë më shumë Ferran Torres. Spanjolli edhe pse nuk ishte titullar i rregullt sezonin e kaluar, shënoi 19 gola në 43 ndeshje. 25-vjeçari pritet të ketë një rol më të rëndësishëm këtë vit dhe Flick do i besojë atij në një farë mënyre rolin e numrit 9. Ndërkohë që verën...