Kryeministri sulmon gjykatësin: Dha vendim jo të drejtë për ndërtesën që do përdorej nga Kadastra

Kryeministri sulmon gjykatësin: Dha vendim jo të drejtë për ndërtesën që do përdorej nga Kadastra

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ashpër ndaj gjyqtarit administrativ Hazbi Balliu, që  bllokoi vendimin që i jepte shtetit të drejtën për të gëzuar pronësinë mbi një ndërtesë të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Ndërtesa pritej të përdorej nga shteti si godina e re e zyrave të Kadastrës. Rama publikoi në Facebook pikërisht këtë vendim të gjyqtarit, të cilin e shoqëron me fjalët: “Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima. Se si mund të angazhohen prokurorë e gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit a të gjykatës Balliut, por se...