Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobitet efektivi! I hiqet patenta

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobitet efektivi! I hiqet patenta

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit, pas lëvizjes në sens të kundërt në Pogradec. “Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit, bëjmë me dije se: Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin...