Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij thonë se, janë kërcënuar me jetë nga njerëz të lidhur me pushtetin
Pasditen e kësaj të marte, është raportuar se biznesmeni dhe botuesi i disa mediave, Irfan Hysenbelliu, është kërcënuar me jetë. Televizioni informativ që ai drejton, News24 që u rikthye në transmetim 10 ditë pasi Edi Rama i ndërpreu sinjalin, bën me dije se Hysenbelliu dhe familjarët e tij janë kërcënuar me jetë nga një person, të cilin emisionet investigative të tij e kanë denoncuar për korrupsion, por nuk japin më tepër detaje se kush është personazhi në fjalë. ‘Botuesi i News24 dhe Panorama Grup së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga një prej personazheve të denoncuar më herët për afera të dyshuara korruptive nga emisionet investigative në News24’, thonë mediat e Hysenbelliut. Sipas mediave të Hysenbelliut, kërcënuesi raportohet se ka lidhje...