Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kur vendi digjej, Rama mendoi për vete”/ Sali Berisha nuk kursen Kryeministrin dhe qeverinë e tij: 48 milionë lekë…
Nga foltorja e selisë blu, Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se kur Shqipëria ishte në flakë, ka vendosur t’i caktojë vetes pension 4 milionë lekë në muaj. Në faqen zyrtare të qeverisë nuk është publikuar një vendim i tillë, por Berisha pretendon se gjithçka është vendosur teksa vendi u përfshi nga zjarret. “Edi Rama i caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi. Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas mediave, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë. Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete”. Në një tjetër akuzë ndaj qeverisë, pas publikimit të treguesve të...