Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministrja Denaj: “Varietetet autoktone po rikthehen në zemër të sistemit tonë ushqimor”
Anila Denaj, ministre e Bujqësisë, shkruan në postimin e saj në facebook: “Varietetet autoktone po rikthehen në zemër të sistemit tonë ushqimor, duke mbështetur fermerët dhe agroturizmat që i kultivojnë me pasion. Pjepri i Qarres, me aromën e tij intensive dhe shijen natyralisht të ëmbël, është një shembull i kësaj trashëgimie që sot gjendet në kuzhinat e agroturizmit, por edhe në tryezat familjare përmes porosive në Agral Express, një projekt që ruan shijet e së kaluarës dhe i kthen ato në pjesë të së ardhmes”.