Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kulmi i sezonit turistik, zjarri përfshin përsëri fushën e mbetjeve urbane në Vlorë
Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës. Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ajo që është më shqetësuese është tymi toksik që shpërndahet në ajër, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, si dhe për turistët që ndodhen në qytetin e Vlorës. Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët, së bashku me zjarrfikësit e Selenicës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.