Alimehmeti: Partia Demokratike duhet të hapet për figura të reja dhe të riorganizohet

Alimehmeti: Partia Demokratike duhet të hapet për figura të reja dhe të riorganizohet

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të hapet ndaj figurave të reja. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ilir Alimehmeti shpjegon se përtej betejës për të treguar të vërtetën për farsën zgjedhore të 11 majit, PD ka dy sfida, e para beteja në parlament dhe e dyta beteja për të bërë PD parti fituese. Sipas tij për ta bërë parti fituese duhet së pari PD të hapet e të riorganizohet. “Ato parime me të cilat nisi rithemelimi; e para është hapja, që do të thotë të ftosh dhe të thërrasësh njerëz që mund të japin kontribut në parti, dhe e dyta meritokracia. Tani ne kemi disa procese zgjedhore...