Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tjetër aksident tragjik në Greqi! Vdes 20-vjeçari shqiptar, shoku në gjendje të rëndë
Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në ishullin grek të Naxosit, ku një motoçikletë me dy të rinj shqiptarë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë e përplasjes fatale, një 20-vjeçar ka humbur jetën në vend, ndërsa një 17-vjeçar është plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 pranë banesave të punëtorëve në rrugën unazore të qytetit. Sipas mediave lokale, të dy të rinjtë, shtetas shqiptarë, po udhëtonin me motoçikletë kur për arsye ende të paqarta drejtuesi humbi kontrollin e mjetit. Motoçikleta përfundoi e përplasur me forcë në një pemë eukalipti buzë rrugës. Pasagjeri, 20 vjeç, ka ndërruar jetë menjëherë nga goditja, ndërsa drejtuesi 17-vjeçar u dërgua me urgjencë fillimisht në Spitalin e...