Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Plani i Juventus: Dy shitje të bujshme, për të bërë tre blerje. Mes tyre edhe Edon Zhegrova
19 Gusht 2025 18:34 Telesport “La Gazzetta dello Sport” raporton se Juventus po punon për të finalizuar me sukses dy shitje të bujshme dhe me paratë e tyre të bëjë tre blerje. Dy lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Igor Tudor dhe duhet të largohen janë: Douglas Luiz dhe Nico Gonzalez. Për brazilianin ka interes konkret nga Nottingham Forest, klubi i Premier League ofron 30-35 milionë euro, Juventus pret 40 milionë euro, por pritet që dy ekipet të gjejnë gjuhën e përbashkët shumë shpejt. Për argjentinasin Gonzalez, Juventus pret të fitojë 25 milionë euro. Me shumën e fituar nga këto dy shitje, Juventus pritet të bëjë tre përforcime. I pari në listë është Kolo Muani. Francezi pritet të huazohet për një sezon te...