Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chelsea ofron 50 milionë euro për “të padëshiruarin” e drejtuesve të Barcelonës, Flick thotë “jo”
19 Gusht 2025 18:54 Telesport Kur ende nuk ka bërë regjistrimin e të gjithë lojtarëve për sezonin e ri në La Liga, Barcelona ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Londra për një nga talentet e saj. Mediat angleze raportojnë se Chelsea është gati të ofrojë 50 milionë euro për mesfushorin difensiv të Barcelonës, Marc Casado. 21-vjeçari ka kohë që përflitet për një largim nga katalanasit këtë verë. Megjithatë, ka një debat të brendshëm te Barcelona për Marca Casado. Drejtori sportiv Deco dhe presidenti Joan Laporta janë pro shitjes së Casado-s, duke besuar se shitja e tij do të ndihmonte në zgjidhjen e menjëhershme për problemin e regjistrimit të lojtarëve. Në anën tjetër, Hansi Flick është kundër largimit të lojtarit dhe e sheh atë si...