Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Moska paralajmëron: NATO të mos e çojë botën drejt një përplasjeje të rrezikshme
Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvillonte një takim të rëndësishëm me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti rus Vladimir Putin nuk qëndroi duarkryq. Kreu i Kremlinit zhvilloi biseda telefonike me presidentët e Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut, në një përpjekje për të forcuar lidhjet me vendet aleate të BRICS dhe për të treguar se Rusia nuk është e izoluar në skenën ndërkombëtare. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se “procesi i paqes do të jetë i gjatë”, por paralajmërimet ruse u bënë më të ashpra përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. Ajo kritikoi ashpër praninë e trupave të huaja në Ukrainë dhe akuzoi Britaninë e Madhe se po “shtyn NATO-n drejt një konflikti global”, duke e cilësuar Londrën si aktorin më...