Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putini propozon Moskën për takimin me presidentin ukrainas, Zelensky refuzon
Vladimir Putin ka sugjeruar Moskën si vend për një takim me Volodymyr Zelensky-n, sipas dy burimeve të njohura me telefonatën midis Donald Trump dhe presidentit rus. “Putin përmendi Moskën” gjatë telefonatës së tyre të hënën, tha një nga burimet për AFP-në, duke shtuar se Zelensky u përgjigj “jo”. Sipas agjencisë, Putin e bëri këtë propozim gjatë një bisede telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Por, sipas të njëjtit burim, Zelensky është përgjigjur me “jo”, duke refuzuar propozimin e homologut të tij rus. Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Perëndimi po shqyrton skenarët për sigurinë e Ukrainës pas luftës dhe mundësinë e një marrëveshjeje paqeje. Top Channel